E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet e Interit/ Çalhanoglu humb edhe sfidën me Atalantën, në dyshim mbetet Bastoni

Mesfushori turk qëndroi në stol gjatë gjithë derbit me Milanin. Për mbrojtësin duket se bëhet fjalë vetëm për një kontuzion të forte.

Ende me shijen e hidhur të humbjes në derbi, në praninë e presidentit Beppe Marotta, Interi iu rikthye fushës sot në Appiano. Stafi teknik ka qenë i interesuar për të mësuar më shumë në lidhje me gjendjen e lojtarëve me probleme fizike.

“Çalhanoglu nuk ishte mirë”, – tha trajneri Chivu pas derbit me Milanin, kur u pyet për mungesën e turkut. Lojtari ka kryer analizat, pasi ndjente dhimbje që nga seanca para ndeshjes me Milanin. Dhe ka rezultuar një problem në aduktorin e kofshës së djathtë, që do të thotë se e ka humbur edhe ndeshjen me Atalantën.

Ndryshe është situata me Alessandro Bastoni-n, i cili la fushën me dhimbje në derbi. Mbrojtësi u pa të çalonte, por mësohet se nuk ka as tërheqje dhe as frakturë. Problemi i tibias u shkaktua nga përplasja me Rabiot. Ka një kontuzion të fortë dhe pritet që dhimbja të zbutet, që më pas Bastoni të bëjë stërvitje normalisht. Shpresat e zikaltërve janë që ai të jetë në fushë kundër Dea-s, skuadrës së Berat Gjimshitit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›