E Diel, 1 Nëntor 2026

Procedohen penalisht 24 drejtues mjetesh për shkelje rrugore në Tiranë

TIRANË, 26 janar/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës vijon pa ndërprerje kontrollet në të gjitha akset rrugore për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia bën me dije se ka intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës, për të menaxhuar trafikun në akset e kryeqytetit dhe në pikat hyrëse/dalëse, si dhe për të parandaluar ngjarjet rrugore, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë shtuar prezencën në terren, si dhe kanë intensifikuar monitorimin me pajisje logjistike bashkëkohore, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore informon se për shkeljet e konstatuara, janë vënë këto masa administrative:

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 529 masa;

Mosvendosja e rripit të sigurimit – 517 masa;

Mosvendosja e kaskës mbrojtëse – 635 masa;

Mosrespektimi i radhës në qarkullim – 62 masa.

Për shkelje të rënda të neneve të Kodit Rrugor, si dhe për vepra në fushën e qarkullimit rrugor, të parashikuara nga Kodi Penal, janë arrestuar/proceduar penalisht 24 drejtues mjetesh.

Sipas Policisë, janë tërhequr me mjet ngritës, 41 automjete, të cilat duke u parkuar në mënyrë të parregullt, kishin penguar lëvizjen e lirë të mjeteve/qytetarëve.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›