Prodhim i mbarë për kumbullën – Fermerët të kënaqur me prodhimin, por i druhen tregut

Kumbulla duket se ka një prodhim të mbarë këtë vit.
Avdi Muja ka dy lloje kumbullash në plantacionin e tij. Po i afrohen vjeljes ndërsa degët janë rënduar e mezi po i mbajnë kokrrat. Ai pret të marrë mesatarisht 30 kilogramë për rrënjë këtë vit.
Duket se ujitja ka ndikuar pozitivisht për kumbullën gjithsesi, temperaturat e larta, gjatë korrikut nuk e kanë lënë të rritet kokrra aq sa duhet.
Gjithçka në plantacionin me kumbulla është trajtuar me bio, për rrjedhojë edhe kumbullat bio të një cilësie të lartë.
Avdiu ka kryer vetëm spërkatjen me pesticide në fazën e gjethes. Ka kërkesa për t’i marrë kumbullat edhe pranë fermës, por duhet edhe pak kohë për ato që kërkojnë komposto apo nënprodukte të tjera.
Të merresh me fermat, qoftë bujqësi e blegtori padyshim që ka mund, por Avdiu thotë se kur shikon produktin nuk ndjehet lodhja.
/rtsh.al/