Kafshimi nga gjarpri, këshilla të vlefshme për të parandaluar rrezikun nga helmi

Rrezikshmëria e kafshimit nga gjarpri në stinën e verës rritet ndjeshëm, sidomos në zonat rurale.
Thatësira dhe mungesa e ujit, rrit efektin e helmit të gjarprit tek organizmi i njeriut.
E rëndësishme është të evitohet kafshimi apo pickimi i gjarprit, por disa këshilla mund të jenë të vlefshme për të parandaluar më të keqen, në varësi të rrethanave.
Mjeku i Qendrës Shëndetësore Mes, Sokol Zhabjaku tregon se është shumë e rëndësishme të frenohet sa më gjatë efekti i helmit të gjarprit në trupin e kafshuar dhe në të gjitha rastet, anti vipera është e rëndësishme.
“Menjëherë në raste kafshimi nga gjarpri, duhet që një person që ndodhet afër tij, duhet të çaj një vend afër kafshimit dhe të nxjerrë gjak sa më shpejt nëpërmjet shtrydhjes. Në i kemi të gjitha pajisjet, por anti vipera është në mungesë. Gjatë verës jemi në gatishmëri për të tilla raste pasi ndodhi dhe kafshime”, u shpreh mjeku.
Anti vipera është e domosdoshme të jetë në çdo qendër shëndetësore, sidomos në zonat rurale ku kafshimi i gjarprit mund të jetë vërtetë rrezik për jetën e njerëzve. Sidomos në stinën e verës, anti vipera nuk duhet të mungojë.
Gazetar: B.Cina
/rtsh.al/