E Martë, 3 Nëntor 2026

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, Muzhaqi takim me studentë të Drejtësisë

TIRANË, 8 korrik/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi zhvilloi një takim informues me studentët për t’i njohur me mundësitë e reja të Thirrjes X të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

Në takim ishte e pranishme edhe dekania e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Dorina Hoxha.

Ky takim ka për qëllim përfitimin e një eksperience të rëndësishme për të hedhur hapat drejt karrierës në institucionet publike.

Të rinjtë theksuan pjesën e preferuar të këtij programi, që është i hapur për të gjithë studentët, jo vetëm për ekselentët.

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës ofron mundësi për të rinjtë që të fitojnë eksperiencë pune duke bashkëpunuar me profesionistë të karrierës në administratën publike.

1 nga 7

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›