Lirimi i hapësirave publike, Rama takime në bashkitë Fier dhe Durrës

TIRANË, 8 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim në bashkinë e Fierit pasditen e sotme dhe më pas në atë të Durrësit. Mediet raportuan se Kryeministri ka mbledhur drejtuesit vendorë dhe deputetët në kuadër të iniciativës për lirimin e hapësirave publike.
Kryeministri Rama, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët sot në platformat sociale, tha se aksioni për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë edhe në Durrës dhe Fier.
Rama u shpreh se sot pasdite do të zhvillojë takime në bashkinë e Fierit dhe atë të Durrësit, ku sipas Kryeministrit, do të vazhdohet e njëjta përpjekje për një vetëpastrim dhe vetëlehtësim të brendshëm të strukturës, si një domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz.
/gj.m//a.f//r.e/