E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Progresraporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni një sfidë që kërkon akoma më shumë punë!

Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të mirë në luftën kundër korrupsionit, duke evidentuar pavarësinë e SPAK dhe rezultatet pozitive në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Pjesë nga progresraporti:

Komisioni vlerëson se Shqipëria ka bërë përparim të mirë në luftën kundër korrupsionit.

SPAK vlerësohet për pavarësinë e treguar dhe rezultatet pozitive në hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë.

Megjithatë, korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë reale për Shqipërinë.

Komisioni kërkon:

– Më shumë vendime gjyqësore të formës së prerë në çështjet e korrupsionit të profilit të lartë.

– Sekuestrim dhe konfiskim përfundimtar të pasurive që burojnë nga korrupsioni.

– Më shumë referime proaktive nga institucionet shtetërore drejt prokurorisë.

– Verifikim më efektiv të deklarimeve të pasurisë dhe konflikteve të interesit.

– Zbatim të masave parandaluese në sektorët me rrezik të lartë korrupsioni.

– Forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›