E Hënë, 2 Nëntor 2026

Projektet turistike shqiptare në “Future Hospitality Summit” në Dubai, Rama: Ngjallën shumë interes

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetin social Facebook momente nga pjesëmarrja e Shqipërisë në Future Hospitality Summit në Dubai, një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare për turizmin dhe mikpritjen.

 “Me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë.”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Në pavionin shqiptar u prezantuan projektet më të reja të zhvillimit urban dhe turistik, përfshirë investime në Tiranë, bregdetin jugor dhe zonat malore veriore, të cilat po tërheqin gjithnjë e më shumë interes nga operatorët ndërkombëtarë të turizmit.

Eventi Future Hospitality Summit mbledh çdo vit liderë të industrisë globale të turizmit, investitorë dhe përfaqësues qeverish nga mbi 70 vende, duke shërbyer si një platformë për shkëmbimin e ideve dhe promovimin e destinacioneve të reja.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›