Projektligj i ri për identifikimin elektronik dhe portofolin e identitetit digjital

TIRANË, 5 dhjetor/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e përfaqësuar nga Enis Ylli, drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Mbrojtjes Kibernetike për Sistemet dhe Infrastrukturat e-Gov mori pjesë në workshop-in teknik të organizuar për diskutimin e projektligjit të ri “Për Identifikimin Elektronik, Shërbimet e Besuara dhe Portofolin e Identitetit Digjital”.
Sipas AKSHI-t, kjo nismë synon përafrimin e kuadrit kombëtar me rregulloren eIDAS 2.0 dhe praktikat më të fundit europiane në fushën e identitetit digjital.
“Ky zhvillim është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të Growth Plan të BE-së, me AKSHI-n e ngarkuar për të udhëhequr dhe implementuar portofolin digjital të identitetit”, thuhet në njoftim.
Në këtë aktivitet u prezantuan funksionalitetet kryesore, komponentët teknikë dhe mënyrat e integrimit me shërbimet digjitale kombëtare, me synimin për të garantuar një identitet të sigurt, të verifikueshëm dhe të përdorshëm në çdo platformë publike apo private.
/e.i/j.p/