E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria U fshi serveri me pamjet e vrasjeve

TIRANEuml - Prokuroria ka hetuar edhe per fshirjen e pamjeve filmike te regjistruara nga Keshilli i Ministrave. Sipas prokurores se pergjithshme drejtori i IT se ketij institucioni Armando Kasaj ka nderhyre direkt ne server.

Laboratoret e FBI konfirmuan se ne 21 janar ne darke nga pajisja regjistruese jane kopjuar te dhenat duke i hedhur ne nje pajisje te jashtme. Ne momentin kur ndodhen ngjarjet 11 kamera kryenin cilesi te larte. Filmimet nuk jane vene ende ne funksion te hetimt dhe ne daten 22 janar 2011 ne oren 0051 pajisjes i eshte bere riformatim i diskut. Per kete arsye prokuroria ka proceduar shtetasin Armando Kasaj specialist pergjegjes i IT i cili teknikisht ka kryer veprimet e mesiperme tha kryeprokurorja sot pasdite.
Per Armando Kasaj prokuroria kerkoi arrest me burg por gjykata e leshoi urdherin per arrest shtepie.

SHOFERI I PRENDIT FAVORIZOI MANIPULIMIN
Edhe per shoferin e komandantit te Gardes Margarit Kume prokuroria ka kerkuar arrest me burg pasi ka ndihmuar ne manipulimin e provave. Sipas kryeprokurores Ina Rama Kume ka ndihmuar shefin e tij Ndrea Prendi qe te fshehe gjurmet per goditjen vdekjeprurese ndaj Faik Myrtaj.
Nje nga predhat ka shkaktuar vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj. Per te shmangur zbulimin e ketij fakti ky person ka nderruar tyten e pistoletes se tij me ate te Margarit Kumes dhe ka demtuar mekanikisht gjilperen e qitjes per te bere te pamundur vertetimin e gezhojave. Modifikimet e bera ne armen e tij pas ngjarjes jane provuar nga FBI. Kjo eshte arsyeja se pse shtetasi Margarit Kume procedohet per krimin veprime qe pengojne zbulimin e se vertetes tha Ina Rama.
Gjykata ka vendosur arrest shtepie edhe per Margarit Kumen.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›