Prokuroria e Tiranës njihet me vendimin e Gjykatës së Apelit, kur pritet arrestimi i Salianjit

Prokuroria e Tiranës është njohur sot me vendimin e Gjykatës së Apelit e cila la në fuqi masën e dënimit me 1 vit burg për Ervin Salianjin, i akuzuar për kallëzim të rremë.
Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mëson se vetëm ditën e nesërme pritet të nxirret urdhri për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit.
Pas nxjerrjes së urdhërit të ekzekutimit, arrestimi i Salianjit mund të ndodhë në çdo moment. /Vizionplus.tv/