E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria mbyll hetimet persupermashtruesin Moisi Cunaj

TIRANE- Prokuroria e Beratit ka perfunduar hetimet e nevojshme qe tregojne te gjitha shkeljet qe ka bere supermashtruesi Moisi Cunaj duke kerkuar me pas nisjen e gjykimit.

Moisi Cunaj ne foto ishte perfaqesuesi ligjor shoqerise tregetare Komunitet madje ai kishte dhe nje gazete me emrin Komunitet. Mashtrimi i Moisiut ne bashkepunim me disa persona te tjere qendronte ne faktin se mashtronte gazetaret duke i premtuar pune kundrejt nje pagese me 100 mije leke te vjetera. Ne rast se gazetaret do te iknin nga puna brenda tre muajve ato leke do te ktheheshin. Afro 37 gazetare jane zhgenjyer nga ky fakt dhe kane deklaruar per prokurorine se nuk kane arritur te marrin as parate qe i dhane dhe as rrogen.

Po ashtu supermashtruesi Mosi Cunaj levizte neper qytete te ndryshme dhe shkonte ne familje qe kishin nje femije te denuar me shume vite burg duke iu prezantuar si drejtor gazete dhe kishte ne dore qe te nxirrte te akuzuarin nga burgu kundrejt nje pagese. Moisiu mund te merrte per nje rast afro 5-7 mije euro duke mashtruar se do conte listen e emrave qe kishte ne gazete per tu falur nga ministri drejtesise. Pas marrjes se parave qytetaret binin viktima te tij pasi ai zhdukej dhe nuk pergjigjej me ne telefon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›