E Martë, 3 Nëntor 2026

Promovim i konkurrencës së lirë nëpërmjet edukimit dhe bashkëpunimit akademik

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Autoriteti i Konkurrencës dhe Universiteti ‘EPOKA’ nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me synim promovimin e konkurrencës së lirë dhe efektive nëpërmjet edukimit dhe bashkëpunimit akademik.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e universitetit dhe u pasua nga një leksion i hapur mbi rolin e Autoritetit në treg, mbajtur nga kreu i AK-së, Denar Biba.

“Përmes këtij partneriteti synojmë të forcojmë kulturën e konkurrencës dhe të përgatisim profesionistë të rinj që kontribuojnë në një ekonomi të hapur dhe të drejtë,” u shpreh Biba gjatë fjalës së tij.

Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Leida Matja, dhe drejtoresha e Mbikëqyrjes së Tregjeve Prodhuese, Mimoza Kodhelaj.

Marrëveshja parashikon leksione, trajnime, praktika studentore dhe projekte të përbashkëta në fushën e konkurrencës.

Rektori i Universitetit, Ahmet Öztaş, dhe drejtues të tjerë të institucionit mirëpritën këtë bashkëpunim.

Autoriteti i Konkurrencës vlerëson bashkëpunimin me institucionet akademike si mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi legjislacionin e konkurrencës.

1 nga 3

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›