Prostitucion në një qendër fizioterapeutike, arrestohet “tutorja”, procedohet 41-vjeçarja

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçare pas tre muajsh hetime. Në pranga ka rënë shtetasja B. G., 40 vjeçe për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, ndërsa në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, u procedua një 41-vjeçare.
Policia njofton se në ambientet e subjektit (qendër fizioterapeutike), në rrugën “Ismail Qemali”, në pronësi të shtetases B. G., 40 vjeçe, u konstatua se shfrytëzohej për prostitucion një 41-vjeçare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.