E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta/ Tensione të forta para Kryeministrisë, i vihet flaka një makine, protestuesit përplasen me policinë

Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve të forta para Kryeministrisë, ku tymi, flakët dhe gazi lotsjellës kanë mbuluar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në zonë, ndërsa efektivët e policisë janë tërhequr më tej, duke krijuar një kordon sigurie.

Në bulevard, protestuesit i kanë vënë flakën një automjeti, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse për të shuar zjarrin. Situata është përshkallëzuar edhe më tej, pasi protestuesit kanë hedhur gurë, molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të efektivëve.

Nga ana tjetër, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë në përpjekje për të larguar turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë. Megjithatë, protestuesit janë kundërpërgjigjur me gurë dhe mjete piroteknike, ndërsa përplasjet mes tyre dhe forcave të rendit vijojnë herë pas here.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›