Protestuesi humb ndjenjat në bulevard, transportohet me ambulancë në spital

Një protestues ka humbur ndjenjat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Ai është ndihmuar fillimisht nga protestuesit e tjerë që ndodheshin pranë tij, ndërsa pak minuta më vonë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca.
Personeli mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë, përpara se ta transportonte drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm. Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve të forta para Kryeministrisë, ku tymi, flakët dhe gazi lotsjellës kanë mbuluar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
/rtsh.al/