E Diel, 1 Nëntor 2026

Skënderbeu, trajneri Ahmataj pas fitores: Tani jemi më të qetë

Trajneri i Skënderbeut, Julian Ahmataj i gëzohet fitores së parë në kampionat, 2-1 përballë Elbasanit. Në prononcimin e tij për “Super Gol”, trajneri i skuadrës korçare u shpreh: “Patjetër që jemi më të qetë, e dinim se do kishim një ndeshje shumë të vështirë, sepse presioni i rezultatit do ndikonte në performancën e lojtarëve”.

“U munduam të ishim të kujdesshëm, cinik, të vendosur mirë, por përsëri e pësuam një gol, për një pakujdesi në mbrojtje”.

Por ajo që ne kemi është forca e skuadrës dhe vrulli. Është e disata ndeshje që ne pasi pësojmë gol, reagojmë dhe reagojmë fuqishëm. Në disa ndeshje kemi arritur të barazojmë, në këtë ndeshje arritëm ta përmbysim. Pra kjo tregon se ne kemi forcë të madhe benda grupit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›