Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet për tre orë aksi Kakavijë – Janinë

Një protestë e fermerëve në Greqi ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Kakavijë–Janinë për tre orë, nga ora 18:00 deri në 21:00 (me orën greke), në kryqëzimin e fshatit Kallpaq.
Policia Kufitare Kakavijë ka njoftuar qytetarët se gjatë kësaj kohe do të lejohet qarkullimi vetëm i automjeteve me emergjenca shëndetësore.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë Kufitare Kakavijë.
Protesta e fermerëve në Greqi është pjesë e një seri aksionesh që ata zhvillojnë për të kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe të subvencioneve bujqësore.
/rtsh.al/