Protesta e opozitës/ Një protestues plagoset në kokë, merret me ambulancë

Një protestues ka mbetur i plagosur gjatë përleshjeve dhe sulmit ndaj policisë. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetarët në terren, protestuesi është lënduar në kokë.
Menjëherë një ambulancë ka mbërritur në ndihmë të tij dhe protestuesi pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është dërguar në spital për mjekim të mëtejshëm.
Pranë protestuesit dhe ambulancës ka qëndruar edhe deputeti i PD-së Besart Xhaferri.
Ndërkaq, Policia e Shtetit u ka bërë apel protestuesve të ndalojnë sulmin ndaj punonjësve të policisë që kanë marrë në mbrojtje institucionet teksa mbahet protesta e opozitës. Policia u ka kërkuar protestuesve të distancohen nga personat e dhunshëm.
Më herët, gjatë tubimit te Kryeministria disa punonjës policie janë dëmtuar nga sulmi me gurë dhe sende të forta dhe janë nën kujdesin e mjekëve për shkak të lëndimeve.
/rtsh.al/