E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e opozitës/ Policia shoqëron 22 persona, disa prej tyre u kapën me çanta me molotovë

Opozita zhvilloi protestën e shtatë brenda këtij viti përpara Kryeministrisë. Pas mbajtjes së fjalimeve në podium, opozita përsëriti të njëjtin skenar, molotovë dhe fishekzjarre drejt kryeministrisë.

Sakaq, policia ka reaguar duke shoqëruar protestuesit e parë. Mësohet se deri më tani, janë shoqëruar nga policia 22 persona.

Ndërkaq, katër persona janë kapur me çanta me molotovë.

Në këtë protestë janë angazhuar mbi 1500 punonjës policie./abcnews.al

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›