Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 41-të radhazi, me pjesëmarrës që janë mbledhur sërish për të shprehur qëndrimet e tyre përpara godinës së Kryeministrisë.
Tubimi nisi në Sheshin “Skënderbej”, prej nga protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt selisë së qeverisë.
Pasi mbërritën para Kryeministrisë, pjesëmarrësit zhvilluan një tubim, ku u mbajtën fjalime nga përfaqësues të protestës dhe qytetarë të ndryshëm. Gjatë fjalimeve u shprehën kritika ndaj qeverisë dhe opozitës, ndërsa u kërkua ndryshim i mënyrës së funksionimit të politikës në vend.
Me pankarta në duar dhe thirrje gjatë marshimit, protestuesit kërkuan largimin e asaj që e cilësuan si “kastë e vjetër politike”, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.
/rtsh.al/