E Diel, 1 Nëntor 2026

Protestë e tensionuar në Tiranë, policia rrethon Parlamentin me mbi 500 efektivë, gazetarja e RTSH jep detaje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTSH-24, gazetarja Flutura Tota raportoi nga ambientet pranë Parlamentit, ku sot mbahet seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, dhe ku paralelisht, është njoftuar edhe protesta e radhës nga qytetarët që prej 54 ditësh protestojnë para Kryeministrisë, të cilët këtë herë janë zhvendosur drejt Parlamentit.

“Që prej orës 08:00 të mëngjesit, protestuesit kanë nisur grumbullimin në Sheshin Skënderbej, ku kishin lënë pikëtakimin e parë, dhe më pas kanë filluar të marshojnë drejt godinës së Kuvendit. Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, duke vendosur rrethime metalike në hyrje të urës së Rrugës së Elbasanit, ndërsa mbi 500 efektivë nga të gjitha repartet, përfshirë edhe Repartin Shqiponja, janë angazhuar për të ruajtur rendin.”-u shpreh gazetarja.

Sipas gazetares, Policia e Shtetit ka vendosur të zgjerojë perimetrin e sigurisë, ndryshe nga protestat e ditëve të shkuara që janë zhvilluar përballë Parlamentit. Këtë herë, rrethimi metalik është vendosur në hyrje të urës së Rrugës së Elbasanit, për të kontrolluar qasjen drejt godinës së Kuvendit. 

“Policia e Shtetit ka vendosur të zgjerojë perimetrin e sigurisë, ndryshe nga protestat e ditëve të shkuara. Rrethimi metalik është vendosur në hyrje të urës së Rrugës së Elbasanit, për të kontrolluar qasjen drejt godinës së Kuvendit. Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka angazhuar mbi 500 efektivë nga të gjitha repartet, përfshirë edhe Repartin Shqiponja, si dhe forca të tjera të vendosura brenda perimetrit të sigurisë,” raportoi Tota. 

Gjithashtu, gazetarja shtoi se policia ka vendosur që edhe përfaqësuesit e mediave të mos futen brenda këtij perimetri, duke i lënë ata jashtë zonës së sigurisë. 

“Gjithashtu, policia ka vendosur që përfaqësuesit e mediave të mos futen brenda këtij perimetri, duke i lënë ata jashtë zonës së sigurisë. Sipas informacioneve që kemi marrë, protestuesit kanë përgatitur mbi 3 mijë kokrra vezë, të cilat synojnë t’i përdorin për të goditur drejtuesit dhe automjetet e deputetëve gjatë hyrjes në Parlament.”

Një tjetër detaj i rëndësishëm sipas gazetares, është se protestuesit kanë përgatitur mbi 3 mijë kokrra vezë, të cilat synojnë t’i përdorin për të goditur drejtuesit dhe automjetet e deputetëve gjatë hyrjes në Parlament. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›