“Protestuesit bëjnë fajtorë edhe PS edhe PD”, Bala-Lapajt: Paradite jeni “Berisha në burg”, në darkë i shkelni syrin

Analisti Anri Bala ka kritikuar kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, për qëndrimin ndaj opozitës dhe Sali Berishës në raport me protestën.
Gjatë diskutimit në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Bala tha se ndryshe nga protestuesit, të cilët i konsiderojnë përgjegjës si Edi Ramën, ashtu edhe Sali Berishën, partitë e vogla opozitare nuk e bëjnë këtë të fundit përgjegjës.
Ai e ironizoi Lapajn me shprehjen: “Paradite jeni ‘Berisha në burg’, në darkë i shkelni syrin”.
“Ndryshe nga qytetarët, ju e keni përqafuar edhe lidershipin e PD-së, edhe forcën politike, pra Partinë Demokratike, ndërsa sheshi, protestuesit, nuk e kanë përqafuar. Pra, ju keni dalë në zgjedhje me Berishën, ndërsa sheshi, grupi më i madh, është kundër një pushteti, qoftë të Ramës, qoftë edhe të Berishës. Pra, i bëjnë fajtorë të dy, si Ramën, ashtu edhe Berishën. Kurse ju, si parti të vogla, nuk e bëni fajtor Berishën. Paradite jeni ‘Berisha në burg’, në darkë i shkelni syrin”, tha analisti Bala.
/vizionplus.tv