E Diel, 1 Nëntor 2026

Prurjet nga remitancat, 285 milionë euro në 3-mujorin e tretë 2025

TIRANË, 11 dhjetor /ATSH/ Në 3-mujorin e tretë të vitit 2025, prurjet valutore nga emigrantët (remitancat) shënuan vlerën e 285 milionë eurove.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues u rrit me 8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë periudhës u evidentua rritje si në dërgesat përmes kanaleve formale (bankat), ashtu edhe në prurjet dorazi (cash), duke reflektuar besim të qëndrueshëm të emigrantëve në ekonominë vendase.

Remitancat përfshijnë të gjitha prurjet monetare që emigrantët dërgojnë drejt familjeve dhe individëve rezidentë në Shqipëri, si përmes bankave, ashtu edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare.

Italia dhe Greqia kryesojnë, si vendet prej nga vijnë prurjet më të larta, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje.

Më pas vijnë Anglia dhe Gjermania.

/e.xh/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›