E Martë, 3 Nëntor 2026

Puna vazhdon, Rama publikon pamjet nga Ura e Kukësit mbi lumin Drin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet e  Urës së re të Kukësit.

Me anë të një postimi në rrjetin social, kreu i qeverise ka publikuar pamjet teksa duket që puna vazhdon  intesivisht deri në përfundim të projektit.

Një punë e madhe inxhinierike dhe estetike ura do të lidh Rrugën e Kombit dhe dy brigjet e liqenit të Fierzës. 

Me një hark me çelik “Corten”, ura ka një gjatësi totale prej 310 metrash, lartësi prej 56 metrash dhe peshë rreth 5 mijë ton.

Rreth një muaj më parë gjatë një inspektimi të kryer, Rama e cilësoi urën si një vepër të rëndësishme arkitekturore.

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.

Ajo po zëvendëson urën e vjetër ekzistuese dhe është një investimi prej 30 milionë dollarësh.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›