“Punë e shejtanit”, Curri: Magjia trashëgohet, nuk funksionon pa lejen e Zotit

“Magji dhe rituale okulte…” ishte tema e kësaj të marte të “Quo Vadis” nën moderimin e Pranvera Borakajt. I ftuar në ekranin e Vizion Plus ishte Imami Ilir Curri, i cili tha se magjia ekziston dhe është punë e djallit. Sipas tij, magjia nuk ka fuqi mbi njerëzit të cilët besojnë te Zoti, pasi magjia ndodh vetëm me lejen e Zotit.
Ilir Curri: Magjia është punë e shejtanit, është punë e djallit të mallkuar. Magjia ekziston, njerëzit e besojnë apo jo është punë e tyre. Është e krijuar nga Zoti. Çdo e mirë dhe e keqe është e krijuar nga Zoti, Magjia është e krijuar për sprovë, por ka një veti. Nuk vepron pëvrveçse me lejën e Zotit. Njeriu e vepron magjinë, bën pakt me djallin, i ndjek ato formula sekrete që i mëson dhe e lidh atë magji. Por magjia nuk e merr efetkin përveçse me lejen e Zotit. Magjia nuk dëmotn atë që është i lidhur me Zotin. Sa më i madh të jetë besimi në Zot aq më i mbrojtur është nga magjia, sado e fortë që të jetë. Nëse njeriu ka besim të fortë te Zoti, e ka parasysh që Zoti i botëve ëshrë ai që ka në dorë të mirën dhe të keqen, është i mbrojtur nga çdo gjë. Magjia është zbritur fillimisht në Babiloni. Dy engjëj të Zotit ia kanë mësuar njerëzve magjinë dhe i kanë thënë “kjo magji hyn në punë vetëm nëse humbet besimi në Zot. Pra magjia është punë e djallit.
Imami shtoi se magjia trashëgohet. Ai person që bën magji është i detyruar që ta trashëgojë te pasardhësit e tij.
Ilir Curri: Magjia trashëgohet. Vërtet është pakt me djallin, por shkon edhe më përtej, trashëgohet nga ai që bën magji. Njeriu që bën magji është i detyruar ta trashëgojë magjinë. Kjo komandë duhet t’i trashëgohet dikujt tjetër. Pusheti dhe magjia kanë qenë të pandashme në Egjiptin e lashtë. Magjinë e kanë përdorur për të frikësuar njerëzit./vizionplus.tv