E Diel, 1 Nëntor 2026

Punesimi ne bashki e-mail-ete familjares se Lul Bashes

Te tjera rreth shkrimit E-mail-et e Albana Vokshit TIRANE- Nje dite me pare gazeta botoi disa e-maile korrespodencen e deputetes dhe njeheresh kryetare e Lidhjes Demokratike te Gruas Albana Vokshi me zyrtaret e bashkise se Tiranes per punesimin e 80 grave vetem nga Njesia Nr. 11 me rekomandim te saj dhe keto sugjerime per punesimin nuk mbeshteteshin ne kritere ligjore apo profesionale por vetem mbi militantizmin. Skandali i emerimeve ne Bashkine e Tiranes vijon sot me deget e tjera te PDse.Sipas korrespodences se brendshme qe eshte siguruar nga ...gazeta Tema ne Bashkine e Tiranes nje Drejtoreshe e Burimeve Njerezore urdheronDrejtorite e Bashkise ti vene asaj ne dispozicion listen e gjithe punonjesve qe jane ne pune dhe listen e atyre qe do te punesohen duke hequr ata qe jane ne pune. Skandali eshte i rende po te shikohet mungesa e respektitqe kane per cdo qytetar te punesuar te cilin e trajtojne thjesht si nje emer qe fshihet me gome lapsi dhe zevendesohet me nje liste te ardhur nga deget e PD-se. E-maili I pare eshte nisur nga Murat Mehmeti nje drejtues lokal I PD-se i cili i ka percjelle Drejtorise se Bashkise nje liste me militante qe kjo drejtori duhet te punesoje. Lista permban plot 27 persona te cilet duan te punesohen ne te gjitha vendet e punes qe nga drejtor deri tek kaldajist. Lista eshte e firmosur nga tre drejtues te seksionit te PD-se dhe ky eshte dokumenti me i rendesishem per punim sot ne administraten e Lulezim Bashes. Ajo vjen nga i quajturi grupseksioni 11. Nje dite me pare ne gazete u botua edhe nje liste tjeter nga grupseksioni 11 ku vetem Albana Vokshi kishte percjelle emrat e 80 grave qe duhet te punesoheshin po ne Bashki. Ne e-mailin e dyte kemi nje komunikim mes Orkida Begteshit qe eshte nje pergjegjese sektori dhe kusherira e gruas se Lulezim Bashes Aurela Basha Lindita Dedegjoni te cilat kane pergatitur listen e personave te punesuar ne drejtorine nr.3 e cila me sa duket eshte lista e viktimave qe do te hiqen per tu zevendesuar me listat e ardhura nga grupseksioni 11. Dy zyrtaret e Bashkise i kerkojne njera- tjetres qe lista te freskohet cdo jave duke reflektuar ndryshimet d.m.th njerezit qe do ikin me ata qe do te zevendesohen.

VOKSHI
Nje dite me pare u botuan e-maile te derguara nga deputetja e PD-se Albana Vokshi per punesimin me liste te militanteve te PD-se. Sipas emaileve te kembyera kerkohej punesimi i se paku 80 grave vetem nga Njesia Nr. 11 me rekomandim te saj. Ne emalin e pare shkembyer mes zonjes Vokshi dhe drejtorise se burimeve njerezore ne Bashki flitej per nje liste me rreth 60 gra dhe per nje shtese me rreth 20 vete te tjere qe ajo ishte e detyruar te dergonte pasi kishte shum kerkesa nga seksioni ku drejtonte. Vokshi sugjeronte qe i vetmi seleksionim qe mund te bente eshte se kush eshte me shume militantedhe jo se kush meriton te punoje prej tyre.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›