E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shqiptaret 30 diteburg per policin maqedonas

Te tjera rreth shkrimit Protesta e te rinjve ne Gostivar GOSTIVAR ndash Gjykata ka denuar me 30 dite paraburgim policin Jakim.T 36 vjec i cili dje vrau dy te rinj shqiptar ne Gostivar. Policia ne versionin e saj te pare njoftoi per vrasjen e dyfishte duke nenvizur se polici qe nuk ishte ne detyre kishte lene te vrare dy te rinjte ne vetembrojtje. Ngjarja ndodhi pas nje zenke per nje vend parkimi te makinave ne lagjen ku po jetonin. Polici vrases menjehere eshte derguar ne paraburgim ne burgun e Shutkes. Sipas mediave maqedonase ne hetimin e vrasjes eshte perfshire edhe Sektori per kontrollin e brendshem dhe standardeve profesionale. Sic behet e ditur pjesetari qe vrau dy te rinjt eshte ne njesitin policor Tigrat.

LAMTUMIRA PER DY SHQIPTARET
Mijera qytetare te Gostivarit dhe vendbanimeve tjera nga mbare Maqedonia i dhane lamtumiren e fundit dy te rinjve shqiptare qe u vrane dje ne Gostivar nga nje pjesetar policie. Kortezhi i dy te rinjve ka nisur nga vendi ku u vrane ne afersi te familjeve te tyre ndersa me nderime u percollen ne varrezat e qytetit. Ne ceremonine e varrimit kane marre pjese drejtuesit e Myftinise se Gostivarit personalitete politike si kreu i RDK-se Rufi Osmani dhe kreu i PDSH Menduh Thaci si dhe personalitete tjera politike dhe te jetes shoqerore.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›