Punime për rritjen e sigurisë në rrugët drejt pikave kufitare dhe turistike

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për mirëmbajtjen e akseve rrugore që çojnë drejt pikave kufitare dhe turistike.
Aktualisht, sipas ARRSH-së, është bërë përmirësimi i sinjalistikës horizontale në segmentet Ura e Bunës-Murriqan dhe rruga e Shëngjinit.
Në urën e Bunës vijon puna për riparimin e shtresës së rezinës.
Për të mos penguar trafikun, punimet kryhen gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në korsi të veçuara.
Puna në njërën korsi tashmë ka përfunduar dhe aktualisht po punohet në korsinë tjetër.
Përmirësimi i këtij aksi rrugor ka si qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve gjatë sezonit turistik. /j.p/
1 nga 7