E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leku fiton terren ndaj dollarit dhe euros

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku fitoi pikë ndaj dollarit amerikan dhe euros, ndërsa humbi terren me paundin britanik, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit valutor vendas, dollari amerikan këmbehet me 85,04 lekë ose 0,38 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha europiane humbi 0,01 lekë dhe këmbehet me 97,98 lekë.

Ndërsa paundi britanik u forcua me 0,08 lekë dhe këmbehet me 114,69 lekë. Franga zvicerane humbi 0,43 lekë dhe këmbehet në kotën e 104,19 lekëve. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 85.04 -0.38
Euro EUR 97.98 -0.01
Poundi Britanik GBP 114.69 +0.08
Franga Zvicerane CHF 104.19 -0.43
Jeni Japonez (100) JPY 58.55 -0.21
Dollari Australian AUD 55.19 -0.06
Dollari Kanadez CAD 62.10 -0.21
Korona Suedeze SEK 8.83 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.47 -0.02
Korona Daneze DKK 13.14 0.00
SDR SDR 115.84 -0.52
Ari(OZ 1) XAU 285475.88 -2,439.92
Argjend(OZ 1) XAG 3066.53 -41.05
Juani Kinez (onshore) CNY 11.84 -0.05
Juani Kinez (offshore) CNH 11.84 -0.04
Lira Turke TRY 2.15 -0.01

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›