E Diel, 1 Nëntor 2026

Punimet me grep dhe shtiza – Zanatet që rrezikohen dhe nisma e Ministrisë së Kulturës

Punimet me grep dhe shtiza, dikur pjesë e pandashme e çdo familjeje shqiptare, sot praktikohen gjithnjë e më pak.

Megjithatë në lagjen “24 Maji” në Vlorë, dy kunata, Lirika Malaj dhe Peshqeshe Caushaj, vijojnë çdo ditë të punojnë me përkushtim.

“Kam gati 25 vite dhe më pëlqen të punoj”, u shpreh artizania Lirika Malaj

“Kam punuar me shtiza, me grep”, tha artizania Peshqeshe Caushaj.

Mes bisedave dhe kujtimeve, ato realizojnë punime artizanale që i ekspozojnë për tregtim, ndonëse pohojnë se fitimet janë të pakta.

Për Peshqeshen, puna e dorës është një pasion mbi 40-vjeçar. Ajo thotë se ia ka mësuar edhe vajzës së saj, por ndryshimi i kohës dhe interesave ka bërë që ky zanat të mos trashëgohet më si dikur.

Së fundmi, në përpjekje për ta mbrojtur dhe promovuar këtë trashëgimi të rrezikuar, Ministria e Kulturës e ka vlerësuar punën me grep dhe shtiza si pasuri kombëtare të trashëgimisë kulturore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›