PS vendos mbledhje strukturash dhe takime në terren, ende pa datë për Asamblenë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja ka zgjatur vetëm 30 minuta dhe kishte kryesisht karakter organizativ.
Gazetarja Denada Shkodrani raportoi se Kryesia vendosi për organizimin e mbledhjeve të strukturave dhe takimeve në terren, ndërsa nuk është përcaktuar ende një datë për mbledhjen e Asamblesë së PS.
Kjo mbledhje vjen një ditë pasi Kryeministri Rama zhvilloi një takim me Presidentin Bajram Begaj, ku i përcolli propozimet lidhur me ndryshimet e fundit të kabinetit qeveritar. Ndryshimet e propozuara pritet të dekretohen nga Presidenti Begaj dhe më pas t’i kalojnë për shqyrtim seancës plenare.
/rtsh.al/