E Martë, 3 Nëntor 2026

Punimet në urën e re mbi Drin – Vepra infrastrukturore së shpejti në funksion të udhëtarëve

Ura e re mbi Drin po finalizohet me hapa të shpejtë. Ka mbaruar pjesa më e madhe e punës, duke filluar që tek asfaltimi i rrugëve lidhëse, traseja metalike është lidhur me hekur, duke u bërë gati për hapat e tjerë.

Edhe pjesa e betonit ka filluar në të dy anët e urës, ku kanë mbetur disa metra për të përfunduar betonizimi i gjithë sipërfaqes së bazamentit.

Jo vetëm lehtësimi i trafikut kryesisht në sezonin veror, ku numri i udhëtarëve është i lartë që dynden drejt bregdetit shqiptar, por edhe vlerësimet që ka marrë si vepër  infrastrukturore , është një bukuri shtesë për vendin tonë.

Pritet që brenda kësaj vere të përfundojë, ku  firma kontraktore ka rritur kapacitetin e fuqisë punëtore për të avancuar në punime.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›