E Diel, 1 Nëntor 2026

Putin mirëpret në Kremlin kryediplomaten e Koresë së Veriut! Në fokus të diskutimeve projekte për forcimin e raportit mes dy vendeve

Koreja e Veriut është bërë një mbështetëse kyç e luftës gati katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, duke dërguar artileri, raketa dhe thuajse 15,000 trupa në Rusi që nga vjeshta e vitit të kaluar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, mirëpriti një ditë më parë kryediplomaten e Koresë së Veriut në Kremlin. Sipas mediave të huaja ministrja e Jashtme, Choe Sun Hui, diskutoi “shumë projekte të ardhshme për të forcuar dhe zhvilluar vazhdimisht” raportin dypalësh, duke i përcjellë po ashtu Putinit “respektin vëllazëror” të udhëheqësit Kim Jong Un.

Koreja e Veriut është bërë një mbështetëse kyç e luftës gati katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, duke dërguar artileri, raketa dhe thuajse 15,000 trupa në Rusi që nga vjeshta e vitit të kaluar. Pheniani në këmbim ka pranuar teknologji ushtarake ruse dhe ndihmë ekonomike.

Vizita e kryediplomates së Koresë së Veriut vjen teksa Rusia po ka vështirësi që të mbajë nivelin e rekrutimeve përballë humbjeve në rritje dhe stimulimeve financiare të ulëta.

Javën e kaluar, Rusia njoftoi se do të synojë të përdorë rezervistët për të mbrojtur infrastrukturën civile, pas rritjes së sulmeve ukrainase me dronë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›