QKB: Bizneset të depozitojnë pasqyrat financiare vjetore deri më 31 korrik

TIRANË, 7 Korrik /ATSH / Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje subjekteve tregtare që kanë detyrim ligjor për depozitimin e pasqyrave financiare vjetore për vitin ushtrimor 2025, që të përmbushin këtë procedurë brenda afatit 31 korrik 2026.
Sipas njoftimit të QKB-së, depozitimi i pasqyrave financiare kryhet në mënyrë elektronike përmes portalit e-Albania, duke përdorur shërbimin “Depozitimi i pasqyrave financiare dhe raporteve të auditimit (për subjektet me administrator shqiptar dhe/ose të huaj)”.
QKB rikujton se mosdorëzimi i pasqyrave financiare brenda afatit ligjor sjell pasoja administrative.
Dokumentacioni që duhet të depozitohet, përfshin pasqyrat financiare vjetore, raportin e ecurisë së veprimtarisë dhe raportin e auditimit.
Detyrimin për raportimin financiar e kanë subjektet që janë tatimpagues të Tatimit mbi Fitimin Korporativ ose Tatimit mbi të Ardhurat Personale Biznesore, kur realizojnë një qarkullim vjetor mbi 5 000 000 lekë.
QKB thekson se bizneseve nuk duhet të shtyjnë procesin deri në ditët e fundit, me qëllim shmangien e vonesave dhe problematikave teknike gjatë depozitimit elektronik të dokumenteve.

/e.xh/j.p/