E Diel, 1 Nëntor 2026

Qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak në automjet, arrestohet 31-vjeçari në Sarandë

Një 31-vjeçar është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga nga Policia e Sarandës këtë të martë.

Sipas njoftimit zyrtar, ai qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe me municion luftarak në automjet.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit, krehrin e saj me fishekë dhe automjeti tip “Range Rover”.

“Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Impact”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar:

Sh. M., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, në Ksamil, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë. 

Arma, municioni dhe automjeti i 31-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›