E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperatura të larta në të gjithë territorin, parashikimi i motit për këtë të hënë

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë përvëluese të hënën, më 7 korrik, me temperatura që pritet të ngjiten deri në 38°C në shumë zona të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët dhe pa reshje, ndërsa dielli do të dominojë pjesën më të madhe të ditës.

Temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të zbresin në rreth 17°C, por ngjitja graduale gjatë ditës do të sjellë vapë të ndjeshme në të gjithë territorin.

Ekspertët e meteorologjisë paralajmërojnë për rrezik të dehidrimit dhe goditjes nga i nxehti, veçanërisht për personat që qëndrojnë gjatë në diell gjatë orëve të mesditës.

Era do të jetë e lehtë dhe nuk do të ndikojë ndjeshëm në ndjesinë termike./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›