E Diel, 1 Nëntor 2026

“Luftë” zaptuesve të territorit, pas Vlorës Rama takim me të zgjedhurit vendorë në Fier

Ashtu siç e pati paralajmëruar, kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, ku do të zhvillojë takime me drejtuesit e vendorë.

Siç shihet edhe në pamjet e Vizion Plus kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, i janë drejtuar godinës së Bashkisë, kud o të zhvillohet dhe takimi.

Në fokus të diskutimit do të jenë hapësirat publike, ku prej disa ditësh kreu i qeverisë i ka shpallur luftë zaptuesve të territorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›