E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qëllimi i Rithemelimit, të kthente partinë në emër të Berishës”/ Kthupi: Bardhi i mbajtur gjallë nga Berisha

Juristi Rezart Kthupi deklaroi se procesi i Rithemelimit në Partinë Demokratike kishte që në fillim si qëllim rikthimin e partisë nën kontrollin e Sali Berishës.

I ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, ai u shpreh se ndryshimet brenda strukturës së partisë pritet të jenë minimale dhe se protestat e zhvilluara muajt e fundit, sipas tij, lidhen me përpjekjen për ta paraqitur Berishën si një kandidat të pazëvendësueshëm në krye të opozitës.

“Qëllimi i Rithemelimit ishte të kthente partinë në emër të Sali Berishës. Rithemelimi ishte brenda logjikës që u nis që në fillim. Berisha do të krijojë statusin për të blinduar ata që ka afër vetes. Do të ketë vetëm 2-3 lëvizjesh emrash brenda asaj që është kupola. Ka 6 muaj që bën protesta, në mënyrë që ai të jetë kandidati i pazëvendësueshëm.

Gazmend Bardhi është figura që ka nevojë për frymë e Sali Berishës, pa të Gazmend Bardhi nuk mbijeton dot politikisht dhe do të bëjë gjithçka që kërkon Sali Berisha. Është një figurë publike e mbajtur gjallë nga Sali Berisha. Reagimi i Salianjit, është korrekt. Në PD vazhdon që të ketë të njëjtin izolim nga ndërkombëtar dhe ky izolim është faktori më shqetësues që ka Berisha”, tha Kthupi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›