Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet në Spanjë 43-vjeçari malazez, kontribuon edhe Fast Albania

FAST Albania ka kontribuuar në një tjetër operacion ndërkombëtar të koordinuar nga rrjeti ENFAST.
Pas informacionit të siguruar nga FAST Albania dhe shkëmbimit ë kohë reale me homologët, u bë e mundur kapja nga Policia spanjolle e një shtetasi malazez me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
“Shtetasi D. F., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet malazeze për pjesëmarrje në një organizatë kriminale me veprimtari në fushën e narkotikëve, u arrestua në Spanjë nga autoritetet policore të këtij vendi”, njofton policia.
Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes FAST Albania, FAST Spain dhe FAST Montenegro, nëpërmjet rrjetit të bashkëpunimit europian ENFAST.
Gjykata e Podgoricës i kishte caktuar shtetasit D. F. masën e sigurisë “Arrest në burg”, në muajin prill 2025, për dyshime të forta për përfshirje në veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal./vizionplus.tv