E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Fier-Ballsh, plagosen tre të mitur

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg.

Një 15-vjeçar drejtonte një automjet, por ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, duke bërë që makina të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e mitur, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç. Të tre të miturit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

“Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Fier-Ballsh”, në fshatin Plyg, një shtetas 15 vjeç, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›