E Diel, 1 Nëntor 2026

Qendra shëndetësore në Rashbull, e rikonstruktuar dhe me pajisje moderne

TIRANË, 5 mars/ATSH/ Njësia Administrative Rrashbull në Durrës tashmë është e pajisur me qendër shëndetësore tërësisht të rikonstruktuar dhe me aparatura moderne.

Kryeministri Edi Rama ndau foto nga mjediset e kësaj qendre duke vënë në dukje se ajo do t’u shërbejë 5,462 banorëve të zonës, duke përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe aksesin në shërbime më pranë komunitetit.

Rehabilitimi i qendrave shëndetësore dhe ndërtimi i godinave të reja aty ku mungojnë ka qenë në qendër të politikave të viteve të fundit, në mënyrë që shërbimet të shkojnë sa më pranë komunitetit.

Qeveria përfundoi fazën e parë të Programit të Rehabilitimit të Qendrave Shëndetësore dhe Ambulancave me 300 qendra shëndetësore të rehabilituara dhe rindërtuara në vitin 2022.

Ky program vijoi në vitet pasardhëse me qendra të tjera shëndetësore ndër të cilat është edhe ajo e Rashbullit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›