E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i mbyll “rubinetin” lavazheve, Task Forca e Ujësjellësit në Durrës nis aksionin në terren

Një task forcë nga Ujësjellësi i Durrësit ka nisur aksionin për ndërprerjen e kontratave të furnizimit me të gjitha subjektet që fuksionojnë si lavazhe bazuar në vendimin e qeverisë të një muaji më parë dhe urdhrin e brendshëm të shoqërisë për të menaxhuar burimet ujore dhe furnizimin më të mire të popullatës.

Drejtori i njëisë Task Force, Julian Beshiri thotë se nga ky moment asnjë  lavazh nuk do të marë ujë nga rrjeti, por mund të përdorë ujin e puseve për një aktivitet të tillë.

Paraprakisht janë njoftuar afro një muaj më parë të gjitha subjektet që përdorin ujin e pijshëm për larjen e autojeteve.

Aksioni do të shtrihet në gjithë zonën që shoqëria rajonale e ujësjellësit mbulon me shërbim, si Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Shijak dhe Krujë.

Në këtë zonë jane afro 300 subjekte që funksionojnë si lavazhe për larjen e automjeteve./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›