E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria trefishon taksat e banesave dhe makinave

 

Ndërtuesit: Jemi kundër rritjes të taksës në infrastrukturë nga 4 në 6 për qind

Nga 1 Janari 2009, të gjithë qytetarët do të paguajnë taksën vjetore të regjistrimit të mjeteve të transportit rrugor, që do të përcaktohet sipas Ligjit të Taksave Kombëtare. Kjo taksë vendore do të bashkohet me taksën (kombëtare) vjetore të qarkullimit të mjeteve, në një taksë të vetme: Taksa Vjetore e Regjistrimit dhe Qarkullimit të Mjeteve, masa dhe mënyra e përcaktimit të së cilës, do të jetë e përcaktuar në ligjin e ri për taksat kombëtare.

Në projektligjin e propozuar jepet rritja e nivelit të taksës, përkatësisht në 4 për qind për të gjitha bashkitë dhe komunat, dhe 6 për qind për Bashkinë e Tiranës. Efekti pozitiv vjetor i rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, është parashikuar 2.8 miliardë lekë.

Qeveria ka miratuar gjatë ditës së djeshme në Komisionin e Ekonomisë, rritjen e disa taksave që tashmë do kalojnë në një masë të konsiderueshme nën administrimin e pushtetit lokal. Deputetët e opozitës kanë deklaruar votat e tyre kundër këtij projekti, që sipas tyre është një barrë shtesë për biznesin dhe qytetarët. Kundër këtij projektligji janë shprehur edhe ndërtuesit. “Ne deklarojmë se jemi kundër rritjes së nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga 4 në 6 për qind, rritjes së taksës së regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, si dhe futjes së një detyrimi të ri re taksës së truallit urban për mënyrën si kërkohet të paguhet dhe qëllimi i përdorimit të tyre pa përfillur kërkesat tona të drejta. Janë me qindra milionë euro që kërkohet t’i merren industrisë së ndërtimit e cila është kthyer në një shënjestër të lehtë për sistemin e taksave. Në këtë periudhë kanë pësuar rritje të ndjeshme deri në dyfishim të tyre, të gjitha çmimet e materialeve bazë të përdorura nga industria e ndërtimit. Ndërkohë që prisnim të zhvillonim bisedime me institucionet për t’i hapur rrugë zhvillimit të këtij sektori, gjendemi përballe goditjeve të panevojshme dhe të dëmshme fiskal”,- kanë bërë të ditur ndërtuesit.

Taksat shtesë

Sipas qeverisë, në nivelet e reja të propozuara të taksës mbi ndërtesën, është hequr ndarja e tatimit të ndërtesave, sipas vitit të ndërtimit. Për shkak të vështirësive në zbatimin praktik të ligjit, me ndarjen e ndërtesave sipas vitit të ndërtimit, para dhe pas vitit 1993, ky projekt parashikon një mënyrë tjetër të përcaktimit të taksës së ndërtesës dhe konkretisht jo më ndarjen ekzistuese "para vitit 1993" dhe "pas vitit 1993", por me sipërfaqe në m2 të ndërtesës. Efekti pozitiv vjetor i rritjes së taksës së ndërtesës do të jetë 2.1 miliardë lekë për vitin 2008 dhe si rezultat i rishikimit në rritje të nivelit të taksës, të ardhurat vjetore kanë një pritshmëri me rreth 4.1 miliardë lekë. Po ashtu, projektligji sjell nivelet e reja treguese të taksës mbi tokën bujqësore. Këto nivele janë rritur duke u dyfishuar, për shkak të nivelit të ulët aktual të kësaj takse. Ministria e Financave, në argumentin e domosdoshmërisë së kësaj rritjeje, thotë se u analizuan të dhënat e nivelit të kësaj takse në disa bashki, si Vlora, Lezha dhe Kuçova, të siguruara nga Shoqata e Bashkisë. Në ligjin ekzistues, niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri në 3 për qind e kësaj vlere për të gjitha bashkitë dhe komunat, me përjashtim për Bashkinë e Tiranës, niveli i së cilës është 2 deri 4 për qind e saj. Në projektligjin e propozuar jepet rritja e nivelit të taksës, përkatësisht në 4 për qind për të gjitha bashkitë dhe komunat, dhe 6 për qind për Bashkinë e Tiranës. Efekti pozitiv vjetor i rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë është parashikuar 2.8 miliard lekë. Ndërsa për këtë vit janë parashikuar të mblidhen 2.8 miliardë lekë nga kjo taksë. Nga 1 janar 2009, të gjithë qytetarët do të paguajnë taksën vjetore të regjistrimit të mjeteve të transportit rrugor, që do të përcaktohet sipas Ligjit të Taksave Kombëtare. Kjo taksë vendore do të bashkohet me taksën (kombëtare) vjetore të qarkullimit të mjeteve në një taksë të vetme: Taksa Vjetore e Regjistrimit dhe Qarkullimit të Mjeteve, masa dhe mënyra e përcaktimit të së cilës do të jetë e përcaktuar në ligjin e ri për taksat kombëtare. Të ardhurat e kësaj takse do të ndahen midis qeverisjes qendrore dhe lokale, në masat respektive 60 për qind, dhe 40 për qind. Të ardhurat për qeverisjen vendore nga kjo taksë do të jenë rreth 2.040 milion lekë. Në projektligjin për sistemin e taksave vendore janë përcaktuar edhe mënyrat e administrimit të ushtrimit të veprimtarisë së peshkimit, e cila propozohet si taksë vendore dhe të ardhurat do t'i kalojnë 100 % buxhetit të qeverisjes vendore. Efekti pozitiv i kalimit të kësaj takse, në taksë vendore është 20 milionë lekë, që janë të ardhurat e parashikuara për vitin 2008 nga ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit. Edhe të ardhurat nga renta minerale do të ndahen ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor në masën 2/3 e 1/3. Efekti pozitiv vjetor i të ardhurave nga kjo taksë do të jetë rreth 200 milion lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›