E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Qumësht, vanilje dhe aromë kashmiri - parfumi i ri që premton të bëhet aroma perfekte e dimrit

Brendi i modeles Bella Hadid, Orebella, po e zgjeron koleksionin e parfumeve “Skin Parfum” me aromën e tij të shtatë, të quajtur “Cashmere Milk”.

Bëhet fjalë për një parfum me nuanca drunore dhe qelibari, i cili vjen pikërisht me ndërrimin e stinëve dhe është frymëzuar nga ndjesia e ngrohtësisë që të ofron një pulovër kashmiri, të cilën e ruan dhe e vesh për vite me radhë.


Nga brendi bëjnë të ditur se kjo aromë synon të sjellë ndjesinë e qetësisë dhe rehatisë që shoqëron ditët e para pas reshjeve të borës.

Vetë Bella Hadid e përshkroi parfumin si një aromë të njohur dhe të këndshme, që të rikthen te pjesët më të buta të personalitetit dhe të shoqëron me një ndjenjë qetësie.

“Cashmere Milk” është krijuar në bashkëpunim me parfumeristin Clément Gavarry, i cili qëndron edhe pas aromës më të shitur të brendit, “Jasmine Blues”.

Notat e para të parfumit përfshijnë qumështin dhe bergamotin, ndërsa në zemër të tij gjenden jasemini me nuanca qumështi, vanilja dhe qelibari.

Aroma përmbyllet me nota të drurit të kedrit, kashmirit, lisit të butë dhe fasules tonka, duke krijuar një kombinim të ngrohtë dhe të përshtatshëm për sezonin e ftohtë.

Bella

Formula e tij dyfazore nuk përmban alkool, është testuar dermatologjikisht dhe konsiderohet e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme.

Parfumi vjen në një shishe ngjyrë të bardhë krem, me efekt ombre, e cila është frymëzuar nga pamja e një gjeodeje.

“Cashmere Milk” ka çmimin prej 100 dollarësh amerikanë, afërsisht 89 euro.

Bella

Aktualisht është në dispozicion në dyqanet e rrjetit Ulta, ndërsa nga 6 nëntori pritet të shitet edhe në faqen zyrtare të brendit.

Parfumet e Orebella janë të pranishme edhe në tregun kroat, por ende nuk dihet se kur kjo aromë e re do të mbërrijë atje. /Telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›