E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrau çiftin e moshuar në Dropull/ Gjykata dënon me 30 vite burg Thoma Mastorën

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule16:54 - 4 Nëntor, 2026

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 30 vite burg Thoma Mastorën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortëve Kosta dhe Kleoniqi Ilia, përkatësisht 84 dhe 88 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 maj 2024, në fshatin Bodrisht të bashkisë Dropull, ku çifti i moshuar u gjet i pajetë në banesën e tyre.

Fillimisht, hetuesit dyshuan për një krim brenda familjes, por pas hetimeve policia e Gjirokastrës identifikoi Thoma Mastorën si autorin e dyshuar të vrasjes. Sipas hetimeve, ai kishte konsumuar fillimisht kafe me çiftin e moshuar, përpara se të kryente krimin.

Gjatë hetimeve u morën në pyetje më shumë se 35 persona, mes tyre banorë të zonës dhe të afërm të viktimave. Gjithashtu, ekspertët sekuestruan një sëpatë dhe sende të forta, që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e krimit.

Thoma Mastora nuk e ka pranuar autorësinë gjatë seancave gjyqësore.

Në seancën e fundit, Prokuroria e Gjirokastrës kërkoi dënimin e tij me 30 vite burg, kërkesë që u pranua nga trupi gjykues, duke dhënë të njëjtin vendim në përfundim të procesit gjyqësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›