E Diel, 1 Nëntor 2026

Qytetarët protestë në Tiranë, kërkohet anulimi i projektit në Zvërnec

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Për të tretën ditë radhazi shoqëria civile protestoi sot në Tiranë lidhur me projektin për investim në Zvërnec të Vlorës.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin “Skënderbej” dhe nga aty marshuan drejt Ministrisë së Brendshme dhe më pas drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë anulimin e projektit, duke shprehur shqetësimet e tyre për ndikimin që ai mund të ketë në mjedis dhe në pasuritë natyrore të zonës.

Duke iu përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama për të bashkëbiseduar me një grup prej tyre, qytetarët thërrasin “Nuk ka dialog”.

Qytetarët qëndruan para Kryeministrisë deri në orën 21:15, teksa u paralajmërua se marshimi do të vijojë sërish nesër.

Marshim për Zvërnecin - Foto: Florian Abazaj 1 nga 18

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›