RIAD – SHBA dhe Arabia Saudite marrëveshje armësh me vlerë 142 miliardë dollarë

RIAD, 13 maj /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite nënshkruan sot një marrëveshje armësh me vlerë 142 miliardë dollarë, të cilën Shtëpia e Bardhë e përshkroi – si marrëveshja më e madhe e shitjes së pajisjeve mbrojtëse në histori.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i ofrojnë Arabisë Saudite pajisje dhe shërbime luftarake të teknologjisë së fundit të prodhuara nga dhjëtera kompani”, tha Shtëpia e Bardhë.
“Marrëveshja përfshin rritjen e aftësive të forcave ajrore dhe pajisjeve hapësinore, mbrojtjen ajrore dhe raketore, sigurinë detare dhe kufitare, si dhe përmirësimet e sistemeve të informacionit dhe komunikimit”, sipas deklaratës.
Kjo marrëveshje është më e madhe se ajo e nënshkruar në vitin 2017 gjatë vizitës së parë të presidentit të SHBA-së Donald Trump në Mbretëri, e cila kishte një vlerë pothuajse 110 miliardë dollarë.
Trump, i cili mbërriti sot në Riad, nënshkroi disa marrëveshje bashkëpunimi me Princin e Kurorës Saudite Mohamed bin Salman në sektorët e energjisë, mbrojtjes, mjekësisë dhe hapësirës.
Marrëveshjet përfshijnë zhvillimin dhe modernizimin e aftësive të forcave të armatosura saudite, bashkëpunimin gjyqësor dhe kërkimin mjekësor. //a.i/