E Diel, 1 Nëntor 2026

RIGË – Lituania arrin marrëveshjen prej 252 milionë eurosh për të blerë obusë franceze

RIGË, 10 dhjetor /ATSH-DPA/- Lituania ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë obusë franceze “CAESAR Mk 2” me vlerë rreth 252 milionë euro – nga prodhuesi i armëve “KNDS France”, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, në Vilnius.

“Marrëveshja, blerja e dytë e artilerisë vetëlëvizëse nga Lituania, është marrëveshja më e madhe e armëve deri më sot midis dy vendeve”, tha ministria, pa zbuluar numrin e obusëve që ishin porositur.

“Këto sisteme moderne do t’i ofrojnë ushtrisë lituaneze lëvizshmëri dhe fuqi më të madhe. Partneriteti më i ngushtë me sektorin francez të mbrojtjes dhe një aleat të rëndësishëm – do të forcojë marrëdhëniet tona”, tha ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, Robertas Kaunas.

Ai i tha se obusët, tashmë ishin testuar në kushte reale luftimi në Ukrainë.

Vilniusi ka rritur shpenzimet e tij ushtarake dhe po përmirëson forcat e tij të armatosura.

Lituania kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik dhe aleatin e Moskës, Bjellorusinë, dhe e sheh luftën në Ukrainë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj kombëtare. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›