E Martë, 3 Nëntor 2026

GJERMANI – Shitjet e Tesla-s bien me 58%

MYNIH, 3 korrik /ATSH-DPA /- Tesla ka regjistruar një rënie të ndjeshme të shitjeve në Gjermani – gjatë gjysmës së parë të vitit 2025.

Kompania shënoi një ulje prej 58,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Autoritetit Federal të Transportit Motorik (KBA), kompania ka shitur vetëm 8 890 automjete në këtë periudhë, duke regjistruar një rënie prej 0,6%.

Kjo rënie ndodh në një kohë kur tregu i automjeteve elektrike në Gjermani po përjeton një rritje të ndjeshme.

Në katër muajt e parë të vitit 2025, shitjet e automjeteve elektrike janë rritur me 44,1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Faktorët që kontribuojnë në rënien e shitjeve të Tesla-s përfshijnë konkurrencën e shtuar nga prodhuesit kinezë si BYD dhe “Leapmotor” –  të cilët po fitojnë terren në tregun gjerman.

Gjithashtu, qëndrimet politike të CEO-s,  Elon Musk përfshirë mbështetjen për partinë e djathtë ekstreme Alternative für Deutschland (AfD), kanë ndikuar negativisht në imazhin e kompanisë në Gjermani.

Ndërkohë, prodhuesit gjermanë si BMW dhe Mercedes-Benz kanë shënuar rritje në shitje, duke përfituar nga rritja e kërkesës për automjete elektrike dhe ofertat e tyre të reja. /Ad.Ab./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›